BBC ka zbuluar detaje të reja për një nga njerëzit e akuzuar për vrasjen e Jamal Khashoggi, gazetar i shquar, i cili ishte kritik për qeverisjen në vendin e tij.
Mediat turke e identifikuan Maher Abdulaziz Mutreb si pjesë të një ekipi prej 15 anëtarësh të agjentëve të dyshuar sauditë të cilët fluturuan brenda dhe jashtë Stambollit në ditën e zhdukjes së z. Khashoggi nga konsullata saudite e qytetit më 2 tetor, transmeton portali arbresh.info
Besohet se ai ka kaluar dy vjet duke punuar në Londër, me një burim që e përshkruan atë si kolonel në inteligjencën saudite në rrjetin e lajmeve amerikane CNN.
BBC në gjuhen arabe ka arritur të zbulojë se gjatë kohës në Londër, ai ishte trajnuar në përdorimin e teknologjisë për spiunazh në emër të shtetit saudit.
Burimi që ka folur për BBC në kushte anonimiteti ka konfirmuar vizualisht identitetin e tij nga fotografitë që po qarkullojnë nëpër media.
Sipas tij, z. Mutreb u prezantua si “një operacion i sigurisë së inteligjencës”. Trajnuesit e programit të spiunazhit, e quajtën atë “fytyrë të errët”.
“Për shkak se ai gjithmonë dukej keq, sikur ishte nën gjendje të trishtuar dhe gjithnjë ishte i heshtur”, shtoi burimi.
Arabia Saudite mohon të ketë njohuri mbi ngjarjen që ndodhi me gazetarin saudit, duke këmbëngulur se ai u largua nga konsullata shpejt pas marrjes së dokumentave./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...