I dërguari special i SHBA-së, Keith Kellogg, mbërriti të hënën e kësaj jave në Kiev, ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë ukrainas mbi çështjet e sigurisë dhe sanksionet kundër Rusisë. Lajmi u konfirmua nga këshilltari kryesor i Presidentit ukrainas, Andriy Yermak.
Vizita e Kellogg vjen pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ në Ukrainë.
“Ne e mirëpresim ngrohtësisht të dërguarin special të SHBA-së në Ukrainë. Paqja përmes forcës është parimi i Presidentit Trump dhe ne e mbështesim këtë qasje”, tha Yermak.
Ai shtoi se në qendër të diskutimeve janë mbrojtja, armët, siguria, sanksionet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve./euronews/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...