Një sipërmarrës gjerman ka bërë një thirrje publike ndaj personit që i ka vjedhur makinën.
Ai thotë se do i japë 250 mijë euro nëse ai i rikthen makinën. Bëhet fjalë për një makinë Mercedes 300 SL “California Outlaw”, një model i vitit 1955. Thomas Rosier thotë se makina është një xhevahir dhe për të ka vlera të vërteta emocionale pasi e ka blerë i ati.
“I dashur hajdut, të lutem më kthe makinën. Do të të paguaj 250 mijë euro në cash”, thotë ai. Makinën ia vodhën përpara një hoteli në Gjermani.
“Nuk kishte vend në garazhin e hotelit, kështu që e parkova në një parking afër hotelit, me kamera”.
Por të nesërmen, makina u zhduk.
“Është thuajse e pamundur që të shesësh një makinë të tillë në treg. Druhem se do e shesin për pjesë. Do ishte një gjë e tmerrshme,” thotë ai.
Një makinë si ky version i vjetër mund të kushtojë 1.7 milionë euro.

Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...