Tarifat e Shteteve të Bashkuara mbi mallrat e Kinës, në vlerë prej 34 miliardë dollarësh, hynë në fuqi, duke sinjalizuar fillimin e një beteje të gjithanshme tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Taksa 25% në importet kineze hyri në fuqi në mesnatë, sipas kohës në Uashington.
Kina tha se SHBA ka nisur “luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike” dhe premtoi “kundërveprime”.
“Ky lloj i tatimit është një tradhti tipike, e cila rrezikon seriozisht sigurinë e industrisë globale”, tha një zëdhënës në Ministrinë e Tregtisë të Kinës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se tarifat kanë për qëllim ndalimin e “transferimeve të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë”, si dhe mbrojtjen e vendeve të punës.
Trump tashmë ka vënë tarifa edhe mbi importet e disa prodhimeve nga Bashkimi Evropian, Meksika dhe Kanadaja.
Ai ka thënë se me këtë veprim synohet të mbrohen interesat e sigurisë kombëtare në SHBA, por, sipas të tjerëve, ai është proteksionizëm dhe thyen rregullat globalë të tregtisë.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...