Hungaria po planifikon që të mbyllë organizatat joqeveritare të lidhura dhe që financohen nga miliarderi amerikan George Soros tani që Donald Trump është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kështu ka bërë të ditur zv/kryetari i partisë së Kryeministrit hungarez Victor Orban. Hungaria do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të larguar organizatat e financuara nga Soros, ka thënë politikani hungarez.
Media amerikane Bloomberg telefonoi zyrat e Shoqërisë së Hapur në Budapest për më tepër informacione në lidhje me këtë lajm, por askush nuk u përgjigj.
George Soros, me origjinë nga Hungaria por me shtetësi amerikane, është financues i shumë shoqatave në vende të botës dhe njihet për ndikimin që ka në qeveritë e majta.
Kryeministri hungarez Victor Orban është lideri i parë evropian që ka përkrahur publikisht Donald Trump gjatë fushatës presidenciale dhe ka injoruar kritikat nga Komisioni Europian dhe administrata amerikane e presidentit Obama.
Donald Trump dhe miliarderi amerikan George Soros kanë sulmuar publikisht njëri-tjetrin. Trump ka akuzuar Soros se ka financuar Hillary Clintonin dhe Qeveri të tjera të majta në të gjithë botën, përfshirë edhe ndikimet që ka patur në Shqipëri.
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...