Hamza bin Laden, djali dhe trashëgimtari i përfolur i liderit të Al Kaidës Osama bin Laden, bëhet e ditur se ka vdekur, sipas inteligjencës amerikane.
Lajmi është raportuar fillimisht mëngjesin e sotëm, edh pse zyrtarët nuk konfirmuan menjëherë detajet nëse SHBA-të kishin rol në vdekje, transmeton portali arbresh.info.
Hamza bin Laden u bëri thirrje njerëzve të gadishullit Arabik të revoltohen në deklaratat e tij të fundit publike të lëshuara nga krahu i mediave të grupit terror vitin e kaluar, i cili gjithashtu përfshinte kërcënime për Arabinë Saudite.

Vendi e hoqi atë nga shtetësia e tij në mars, kur Departamenti i Shtetit i SHBA njoftoi një shpërblim deri në 1 milion dollarë (817,605 £) për informacionin që çon “Në identifikimin ose vendndodhjen në çdo vend” të Hamzës, duke e quajtur atë një udhëheqës kryesor të Al Kaidës.
Hamza, që besohet të jetë rreth 30-vjeçar, ishte në krah të babait të tij në Afganistan para sulmeve të 11 shtatorit dhe kaloi kohë me të në Pakistan pasi pushtimi i udhëhequr nga SHBA në Afganistan shtyu pjesën më të madhe të al Kaidës, sipas Brookings Institution./arbresh.info/
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...