Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, votimin e Rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka quajtur “vulë për krimet e Serbisë në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë”.
Ai ka shkruar se LDK-ja shpreh përkrahjen e plotë dhe të palëkundur për këtë rezolutë, “sepse është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe përkujtimit të gjenocidit së Srebrenicës si një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në historinë moderne”.
“LDK vlerëson lart përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar – sidomos Gjermanisë dhe Ruandës si propozuese zyrtare të rezolutës – për të dënuar dhe përkujtuar këtë akt gjenocidi, dhe rithekson se drejtësia dhe e vërteta janë themelet e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Hoti.
Përkrahja për këtë rezolutë, tha ai, tregon angazhimin tonë të përbashkët për të mos harruar viktimat e pafajshme dhe për të siguruar që të tilla krime të mos përsëriten kurrë më.
Nga sot, 11 korriku ndërkombëtarisht kujtohet si “Ditë Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”. /Klankosova.tv
Vendim për përfshirje: Hiqen tarifat e regjistrimit për komu...
SHBA heq sanksionet ndaj presidentes së përkohshme të Venezu...
E rëndë në Brooklyn: Vritet foshnja shtatëmuajshe pas një su...
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...