Spanja ka pësuar humbje të madhe ekonomike për shkak të sanksioneve që Perëndimi i vuri Rusisë për mbështetjen e rebelëve pro-ruse në lindje të Ukrainës, tha sot në Moskë ministri i jashtëm spanjoll Jose Manuel Garcia-Margaljo.
“Askush nuk ka përfituar nga sanksionet që kanë shkaktuar dëme në ekonominë spanjolle,” tha Garcia-Margaljo pas bisedimeve me homologun e tij rus Sergei Lavrov.
Spanja, një nga destinacionet e preferuara të rusëve para rënies së rublës, tha ai, është e prekur fort në sektorin e turizmit. Ministri spanjoll tha se ai nuk pret sanksione shtesë në Rusi, duke pasur parasysh lajmet e mira nga Ukraina, ku po mbizotëron paqja relative pas hyrjes në fuqi të armëpushimit më 15 shkurt, dhe tërheqja e rëndë armëve nga palët ndërluftuese.
Lavrov në një konferencë të përbashkët shtypi lavdëroi qëndrimin e moderuar të Spanjës në periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalojnë BE-ja dhe Rusia, marrëdhëniet e të cilëve janë dobësuar për shkak të krizës në Ukrainë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Që kur perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, autoritetet e Moskës kanë futur një embargo për produktet ushqimore nga vendet që kanë miratuar masa të tilla./arbresh.info/
Inter Miami kërkon të ribashkoj Messin me ish-shokët e skuad...
Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncert në Shqipëri dhe më...
Barcelona kërkon 70 milionë euro për Raphinhan
Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e ...
Moska thotë se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë u sh...
Greqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët