Mijëra protestues kanë marshuar nëpër rrugët e një rrethi të largët në Hong Kong gjatë edhe një fundjave tjetër të protestave kundër qeverisë kineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shumë prej tyre të veshur me të zeza marshuan sot në Tuen Mun në Hong Kong. Disa prej tyre brohorisnin, “Kthejeni Hong Kongun” dhe “Revolucioni i kohës sonë”.
Hong Kongu është në muajin e katërt të protestave që filluan me kundërshtimin e ligjit të propozuar për ekstradim dhe janë zgjeruar për të përfshirë kërkesat për një demokraci më të madhe.
Marshimi i sotëm ishte relativisht i vogël në krahasim me fundjavat e kaluara. Nuk kishte dhunë ndryshe nga disa prej protestave të mëparshme, në të cilat u regjistruan incidente ku pati përleshje me policinë.
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...