Francois Hollande ka qortuar ashpër planet e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, ndërsa ka theksuar se BE-ja po merret me emigracionin në mënyrë më etike.
Ai ka paraqitur edhe angazhimin e tij për të tërhequr anëtarët e BE-së në një ‘program të shpejtë të integrimit’, transmeton portali arbresh.info.
Hollande këto komente i ka bërë pas takimit me Mariano Rajoy në një samit bilateral në Malaga, ku theksoi efikasitetin e BE-së për të kontrolluar flukset e emigrantëve pas krizës së fundit.
Presidenti francez ka kritikuar ashpër planin e Donald Trump për ndërtimin e murit kufitar, si preteks për të ndaluar emigrantët e paligjshëm.
Në anën tjetër, kryeministri spanjoll ka kërkuar që ‘BE-ja të luftojë kundër populizmit dhe të qëndrojë e fortë në planet e të ardhmes’.
“Ne duhet të flasim mirë për Evropën dhe duhet të publikojmë vlerat e saj”, ka thënë Rajoy.
“Objektivi ynë është që të gjejmë një zgjidhje efikase karshi probleme që kanë qytetarët tanë”, shtoi ai.
Por ndërsa lideri spanjoll mbeti i qetë në temën e SHBA-ve, Hollande u pyet në lidhje me emigrantët që kapërcejnë gardhet dhe hyjnë në Spanjë.
“Kontrollet kufitare janë egzistuese në BE”, tha ai para gazetarëve.
Ai këmbënguli që Evropa e ka për detyrë të merret me azilkërkuesit dhe të kujdeset për refugjatët, ndërsa ka shtuar se ndërtimi i mureve nuk është zgjidhja e duhur./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...