Qeveria holandeze dëshiron të mbështesë Turqinë dhe Katarin në përpjekjet e tyre për të rihapur aeroportin në Kabul në mënyrë që të vazhdojë evakuimin nga Afganistani.
Këtë e ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme në Holandë, Sigrid Kah, transmeton portal arbresh.info
Ministri Kah tha se Holanda është e gatshme të sigurojë një milion euro për financim, dhe nëse është e nevojshme, staf, për përpjekjet për të rinovuar fluturimet e evakuimit, raporton Reuters.
Kah ishte në Ankara për bisedime diplomatike dhe deklaratat e saj, të cilat u botuan fillimisht nga agjencia holandeze e lajmeve ANP, u konfirmuan më vonë nga asistenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Hollandë.
Ministri i Jashtëm i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani tha sot se vendi i tij është në bisedime me talebanët dhe Turqinë, për shkak të mbështetjes së mundshme teknike për rifillimin e operacioneve në aeroportin në Kabul./arbresh.info/
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...