Holandezët ishin veshur të gjithë me portokalli sot për të festuar ditëlindjen e mbretit të tyre, Willem Alexander.
Me panaire, tregti dhe muzikë, holandezët festuan 52-vjetorin e Willem-Alexander, ku dominonte portokallia kudo si ngjyra e shtëpisë mbretërore të Holandës.
Kortezhi zyrtar i “Koningsdag” (Dita e Mbretit) u zhvillua këtë vit në qytetin e vjetër historik të Amersfot pranë Utrehtit. Mijëra njerëz kishin mbushur rrugën për të parë Willem-Alexander, mbretëreshën Maxima dhe vajzat e tyre Amalia, Alexia dhe Ariane.
Willem Alexander, i cili tundi dorën e shumë personave nga turma, tani është po aq popullor sa mamaja e tij kur ishte mbretëreshë, sipas një sondazhi të fundit. Ai trashëgoi fronin nga mbretëresha Beatrix në prill 2013./atsh/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...