Historia prekëse e çiftit kanadez, pas 62 viteve martesë, jetojnë në shtëpi të ndara të kujdesit

10:14 | 27 Gusht 2016
M. A.

Një çift i moshuar kanadez, të cilët kanë 62 vite martesë, janë të detyruar të jetojnë në shtëpi të ndara të kujdesit.

Mbesa e tyre, ka shpërndarë  në rrjete sociale një fotografi të Wolfram Gottschalk, 83 vjeçar dhe gruas së tij, Anita 81 vjeçare, e cila ishte shpërndarë më shumë se 6 mijë herë.

29 vjeçarja, Ashely Baryik tha se gjyshërit e saj janë detyruar të jetojnë të ndarë, pasi që nuk ka dhomë për të dy në shtëpinë në Surrey.

85 vjeçari, i cili është diagnostifikuar me Limfomë, është në listën e pritjes, për tu zhvendosur në shtëpinë e njëjtë me gruan e tij.

Në një postim në rrjetin social Facebook, mbesa e tyre kishte publikuar një fotografi prekëse, në të cilën shiheshin çifti i moshuar, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit, e cila kishe një mbishkrim: “Fotoja më e trishtë që kam marrë ndonjëherë”.

mesa_9930

Shpërndaje në rrjete sociale