Ndërsa shanset për të gjetur të mbijetuar më shumë se një javë pas tërmeteve vdekjeprurëse po zvogëlohen, histori të rralla mbijetese po shfaqen ende.
Në ditën e nëntë të tërmetit dhe pas 198 orësh një mrekulli e dyfishtë vjen nga rrënojat në Kahramanmaraş.
Mediat turke raportojnë se dy vëllezër janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një apartamenti në Kahramanmaras.
Bëhet fjalë 17-vjeçarin Muhammet Enes Yeninar dhe 21-vjeçarin e quajtur Baki Yenina Abdulbaki, të cilët shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan me barelë në ambulancë, ndërsa ekipet e shpëtimit përjetuan një gëzim të madh.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 kanë shkaktuar dëme të mëdha në 10 provinca në Turqi, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë kanë humbur jetën dhe shumë objekte janë shkatërruar.
Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Siri ka shkuar në 37,000 nga të cilët 31,643 persona janë në Turqi dhe më shumë se 5,814 njerëz janë në Siri./A2
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...