Ish-senatorja dhe sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, ka trajtuar çështjen e tradhtisë së burrit të saj në një shfaqje të re televizive të quajtur “Gutsy”, që përshkruan bisedat e saj me gra të guximshme.
Në klip Clinton pyetet për vendimin e saj për të qëndruar me Bill Clinton pas ekspozimit të lidhjes së tij me ndihmësen e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.
Clinton thotë se qëndrimi me një partner që ka pasur një lidhje nuk është “e drejtë për të gjithë”, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Në trailerin, Clinton po flet me Rev Whittney Ijanaten, një kapelan i specializuar në martesat LGBTQ.
“Ju keni një martesë që është shfaqur në publik që në fillim. Ju thatë se gjëja më e guximshme që keni bërë ndonjëherë ishte të qëndroni në martesën tuaj”.
Clinton pajtohet se qëndrimi me bashkëshortin e saj ishte “guximtar” dhe shton: “Kjo nuk do të thotë se është e drejtë për të gjithë”.
Gutsy do të transmetohet në Apple TV dhe është një bashkëpunim midis Clinton dhe vajzës së saj Chelsea.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...