Hillary Clinton ka thënë për një transmetues shtetëror australian, se shefi i WikiLeaks, Julian Assange, është vegël e Rusisë. Clinton tha në intervistë se spiuni australian ishte bërë një “oportunist nihilist që realizon ofertat e diktatorit”, presidentit rus, Vladimir Putin.
“Ai është vegël e inteligjencës ruse, dhe nëse ai është martir i fjalës së lirë, përse WikiLeaks nuk publikon asgjë për Rusinë?”, ka thënë Clinton.
Assange në anën tjetër, i ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, i është përgjigjur intervistës së Clintonit përmes rrejtit social Twitter, duke thënë se ajo “nuk është person i besueshëm”.
Clinton ishte ankuar rreth publikimeve të WikiLeaks gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016-të. Në vitin 2012, drejtori i atëhershëm i CIA-s, Mike Pompeo, pati shpallur WikiLeaks-in “shërbim inteligjent armiqësor” dhe kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026
Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesv...
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...