Grupi militant në Liban, Hezbollah, tha se luftëtarët e tij kanë gjuajtur raketa kundërtanke drejt forcave izraelite përgjatë kufirit mes dy shteteve.
Hezbollahu tha se luftëtarët e tij kanë arritur të godasin direkt forcat izraelite që ishin fshehur përgjatë kufirit.
Hezbollahu dhe forcat izraelite kanë këmbyer zjarr përgjatë kufirit në baza ditore që nga sulmi i 7 tetorit i grupit militant Hamas në jug të Izraelit.
Kjo ka rritur shqetësimet se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet.
Hezbollahu si dhe Hamasi mbështeten nga Irani.
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ditë më parë deklaroi se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës “mund të detyrojë të gjithë” të veprojnë.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar të gjithë aktorët në rajon që të mos mundohen të shfrytëzojnë situatën dhe të zgjerojnë konfliktin në Lindjen e Mesme.
Izraeli është zotuar se do të shtypë grupin militant Hamas dhe po vazhdon sulmet e saj tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës.
Në këtë territor, që jetojnë 2.3 milionë palestinezë, si pasojë e dhunës deri më tani janë vrarë mbi 8.300 banorë. Në Izrael, ndërkaq militantët e Hamasit kanë vrarë mbi 1.400 persona./REL
Arrestohet person i kërkuar për vrasje në tentativë në Feriz...
“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udh...
Rinumërohen 312 nga 914 vendvotime, këtyre kandidatëve iu ho...
Mot në Shqipëri kryesisht i kthjellët, vranësira në zonat ma...
44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
SHBA ftohet të marrë pjesë në manovrat ushtarake në Groenlan...