Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka bërë një deklaratë pas raportimeve se helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti Ebrahim Raisi është rrëzuar në një terren malor.
Khamenei thotë se kombi duhet të lutet për shëndetin e Raisit, raporton transmetuesi shtetëror IRIB.
“Nëse populli i Iranit nuk shqetësohet, nuk do të ketë përçarje në punën e vendit”, shprehet ai.
Prej disa orësh, helikopteri me Raisin dhe ministrin e Jashtëm të vendit në bord u raportua se kishte pësuar një incident dhe kishte bërë “ulje të vështirë”. Por sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, ekipet e kërkim shpëtimit po përballen me vështirësi për shkak të mjegullës së dendur./abcnews.al
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...