Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Donald Trump për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se është i bindur se procesi zgjedhor i SHBA-së ka pasqyruar vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të qytetarëve amerikanë.
Ai tha se nën udhëheqjen e Trump, Kosova ka krijuar ushtrinë.
‘Urime popullit amerikan për një proces zgjedhor që pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të tij. Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij. Nën udhëheqjen e President Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës, jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur. Në këtë rrugëtim për konsolidimin e shtetit dhe synimin tonë afatshkurtër drejt anëtarësimit direkt në NATO, mbështetja e SHBA-së mbetet kyçe”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Ambasadori austriak shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike ...
Policia e Kosovës shpallë në kërkim katër persona për veprën...
Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës ësh...
Nuk gabojnë Ballkani e Drita, bie Prishtina, ngritet Gjilani...
Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë p...
Ministria: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rr...