Hamasi publikoi një video që tregonte tre robër izraelitë në Gaza dhe i kërkoi qeverisë izraelite të ndalonte sulmet e saj.
Videoja që tregonte pengjet Noa Argamanit, 26 vjeç, Yossi Sharabi, 53 vjeç dhe Itai Svirsky, 38 vjeç, përfundoi me mbishkrimin: “Nesër e hënë do t’ju informojmë për fatin e tyre”., shkruan Al Jazeera.
Nga rreth 240 persona të kapur nga Hamasi më 7 tetor, rreth gjysma u liruan në një armëpushim të nëntorit. Izraeli thotë se 132 mbeten në Gaza dhe 25 vdiqën në robëri.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë thirrjet për një armëpushim duke thënë se Izraeli do të vazhdojë derisa të arrijë “fitoren e plotë” mbi Hamasin dhe të rimarrë robërit e mbetur.
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...