Grupi militant Hamas ka liruar sot 7 pengjet e para, në kuadër të një armëpushimi që i jep fund përkohësisht dy viteve të luftës së ashpër në Rripin e Gazës, raporton AP.
Konflikti ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra palestinezëve dhe ka lënë qindra pengje në duart e grupeve militante.
Sipas ushtrisë izraelite, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tashmë është nisur drejt një pike në jug të Gazës, ku pritet të marrë në dorëzim një grup të dytë pengjesh të gjallë.
Në total, 20 pengje të gjallë pritet të lirohen gjatë ditës, ndërsa mbetjet e 28 pengjeve të vdekur do të dorëzohen gjithashtu, ndonëse nuk është bërë e ditur saktësisht koha e kthimit të trupave.
Në anën tjetër, Izraeli do të lirojë mbi 1.900 të burgosur palestinezë, si pjesë e marrëveshjes që synon të ulë tensionet dhe të hapë rrugë për bisedime të mëtejshme.
Po ashtu, edhe familjet palestineze po presin me padurim lirimin e të afërmve të tyre që po mbahen në burgjet izraelite./rtk
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit