Organizatat militante palestineze të udhëhequra nga Hamasi deklaruan sot se rezistenca nuk do të ndalet derisa të përfundojë “okupimi” dhe të krijohet një shtet i pavarur dhe plotësisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet, duke reaguar ndaj të ashtuquajturës “Deklarata e New Yorkut”, e cila i bën thirrje grupit të dorëzojë armët.
“Deklarata e New Yorkut”, e përgatitur nga Franca dhe Arabia Saudite, bashkëkryesuese të konferencës, dhe e mbështetur nga 15 vende të tjera (përfshirë Brazilin, Kanadanë, Turqinë, Jordaninë, Katarin, Egjiptin dhe Britaninë e Madhe), si dhe nga Bashkimi Evropian dhe Liga Arabe, bën thirrje për ndërprerjen e luftës në Gazë dhe arritjen e një “zgjidhjeje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez mbi bazën e zbatimit të zgjidhjes me dy shtete”.
Në këtë kontekst, këto vende theksojnë se “qeverisja, zbatimi i ligjit dhe siguria në gjithë territorin palestinez duhet të jenë përgjegjësi ekskluzive e Autoritetit Palestinez, me mbështetje të duhur”.
Këto deklarata pasqyrojnë angazhimet që presidenti palestinez Mahmud Abas mori në qershor, si përgatitje për këtë konferencë dhe me synim bindjen e më shumë vendeve për të njohur shtetin palestinez.
Edhe pse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nuk e ka dënuar kurrë sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, i cili çoi në hakmarrjen izraelite në Gazë, teksti e dënon atë sulm.
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...