Lëvizja palestineze e rezistencës Hamasi i bëri thirrje të mërkurën palëve ndërluftuese në Siri që të mos përfshijnë kampet e refugjatëve palestinezë në incidente në vendin e shkatërruar nga lufta.
“Lëvizja i bën thirrje të gjitha palëve të mos përfshijë [popullin palestinez] në asnjë nga ngjarjet që po ndodhin atje”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit Abdel Latif Al-Kanou, transmeton portali arbresh.info.
“Vuajtjet e palestinezëve duhet të përfundojnë, pasi ata janë refugjatë. Të gjithë ata që shpresojnë dhe po kthehen në shtëpitë, qytetet dhe fshatrat e tyre nga të cilat janë braktisur nga okupimi izraelit”.
Rreth 20 civilë janë martirizuar në sulmet ajrore javore nga forcat e regjimit Bashar al-Assad në rrethin e kampit Yarmouk të kryeqytetit Damask, sipas burimeve lokale./Arbresh.info/
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...