Hamasi deklaroi se hyrja e Izraelit në Rafah përbën një “katastrofë humanitare”, duke paraqitur “një kërcënim të drejtpërdrejtë për më shumë se 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur”.
Grupi militant tha në një deklaratë se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) “filluan një agresion tokësor” në Rafah, ku trupat izraelite morën kontrollin e anës palestineze të pikës kufitare me Egjiptin, shkruan CNN.
Në një deklaratë të veçantë, Ministria e Brendshme dhe Siguria Kombëtare e Gazës paralajmëroi se “mbyllja e kalimit Rafah në kontekstin e kushteve katastrofike në Rripin e Gazës përkeqëson krizën humanitare dhe izolon plotësisht Rripin nga bota e jashtme. Ai përfaqëson një politikë ndëshkimi kolektiv ndaj më shumë se 2 milionë njerëzve”.
Ministria e përshkroi kalimin si “një litar kryesor shpëtimi për qytetarët në Rripin e Gazës”, i cili “nuk përfaqëson asnjë kërcënim për pushtimin izraelit”./abcnews.al
Armëpushimi, zbardhet propozimi me 10 pika që Irani i dërgoi...
Studentët e Pejës dalin në protestë kundër sulmeve ndaj Ramu...
Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...