Organizata militante palestineze Hamas i ka bërë sot thirrje urgjente ushtrisë izraelite të ndalojë sulmet ndaj qytetit të Gazës për 24 orë. Sipas një deklarate të krahut të armatosur të Hamasit, “Brigadat al-Qassam”, jeta e dy pengjeve izraelite është në rrezik të madh.
Grupet militante kërkojnë që trupat izraelite të tërhiqen menjëherë në jug të Qytetit të Gazës, në mënyrë që të mund të bëhet përpjekja për t’i “nxjerrë” dy pengjet.
“Ky është një paralajmërim”, thuhet në deklaratë. Më herët, “Brigadat al-Qassam” njoftuan se kishin humbur kontaktet me dy pengjet gjatë 48 orëve të fundit, për shkak të sulmeve intensive izraelite në qytet.
Ende nuk dihet nëse Izraeli do t’i përgjigjet kërkesës.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit