Grupi islamik Hamas ka filluar të dorëzojë kontrollin e kalimeve kufitare në Gazë tek Autoriteti Palestinez si pjesë e marrëveshjes së pajtimit.
Një një ceremoni zyrtare në kalimin Rafah që është në kufi me Egjiptin, Hamas ia transferoi kontrolli edhe formalisht homologut të tij të AP, transmeton portali arbresh.info nga BBC.
Në kalimet kufitare në Erez dhe Kerem Shalom me Izraelin, zyrat e Hamasit dhe pajisjet janë duke u shkatërruar.
Muajin e ardhshëm, Autoriteti Palestinez që njihet edhe ndërkombëtarisht do të marrë kontrollin e plotë të sigurisë në Gazë.
Marrëveshja e pajtimit, e ndërmjetësuar nga Egjipti muajin e shkuar, ka për qëllim t’i japë fund konfliktit një dekadësh të Hamasit me rivalin sekular Fatah./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...