Hakerët rusë të sponsorizuar nga shteti janë duke përdorur një lloj të ri të virusave të dizajnuar për të sulmuar infrastrukturën e Ukrainës e cila gjendet në gjendje kritike, ka thënë një zyrtar i sigurisë së Ukrainës.
Virusët e rinj të quajtur “telebots” nuk janë si ata të zakonshmit, që zakonisht dizajnohen për të vjedhur të dhëna, por janë të ndërtuar posaçërisht për të sulmuar institucione të veçanta, tha Oleksandr Tkachuk, shefi i stafit të shërbimit të sigurimit të Ukrainës, transmeton arbresh.info.
Tkachuk tha se sulmet ishin organizuar nga shërbimi i sigurisë së Rusisë në bashkëpunim me kompanitë private souftferike dhe kriminelët hakerë, dhe duket sikur janë dizajnuar nga të njëjtit persona që kishin dizajnuar virusin “BlackEnergy”.
Kievi ka akuzuar Rusinë për zhvillim të luftës kibernetike ndaj Ukrainës, teksa marrëdhëniet në mes të këtyre dy shteteve u prishën pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...