Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres bëri thirrje për “armëpushim” në Idlib dhe për dhënien fund të menjëhershëm të “ciklit të makthit dhe dhunës”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët në selinë e përgjithshme të OKB-së, Guterres tha se për shkak të konflikteve në veri-perëndim të Sirisë ku janë zhvendosur rreth 900 mijë njerëz, kanë humbur jetën fëmijë dhe se është shkelur “sistematikisht” ligji humanitar ndërkombëtar.
Pasi vuri theksin se në veriperëndim të Sirisë ndodhen rreth 2.8 milionë njerëz në nevojë për ndihmë, Guterres bëri thirrje për ndihmë në shumën prej 500 milionë dollarë për përballimin e nevojave të personave që janë zhvendosur në 6 muajt e fundit.
“Qeveria e Sirisë, me sulmet ajrore të mbështetura nga Rusia vazhdon sulmet e saj tokësore prej rreth një viti. Këtë muaj mes forcave turke dhe siriane janë shënuar konflikte që kanë rezultuar me vdekje. Përveç situatës dramatike dhe asaj humanitare që sa vjen e përkeqësohet, këto sjellin bashkë edhe rreziqe serioze rezultatet e të cilës as nuk mund t‘i imagjinojmë”, deklaroi Guterres.
Për të penguar daljen e tensionit në rritje nga kontrolli, sekretari i përgjithshëm, bëri thirrje për “armëpushim” në Idlib dhe për përfundimin e menjëhershëm të “ciklit të makthit dhe dhunës”.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik