Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje të martën për zgjidhjen e problemeve themelore që shkaktojnë varfërinë si dhe shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e saj.
Guterres mbajti një fjalim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë, ku theksoi se objektivi i parë i Axhendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 është zhdukja e varfërisë e të gjitha formave.
“Kjo axhendë, e miratuar bashkërisht nga komuniteti ndërkombëtar, ka për qëllim ndërtimin e një botë të shëndetshme, një shoqërie paqësore e gjithëpërfshirëse, duke garantuar një jetë në dinjitet të të gjithë njerëzve”, tha ai.
Guterres shtoi se megjithëse komuniteti ndërkombëtar ka shënuar disa përparime për zhdukjen e varfërisë, sot ka ende mbi 800 milionë njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme. Ai shtoi se shumë njerëz ndeshen ende me kërcënimin e papunësisë, pabarazisë, konflikteve e etj.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...