Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) i ka kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden të dënojë komentet e ministres së qeverisë izraelite May Golan, e cila tërhoqi zemërim në fillim të kësaj jave duke thënë se ajo është “personalisht krenare për rrënojat e Gazës”.
Drejtori i CAIR, Nihad Awad tha në një deklaratë: “Administrata e Bidenit duhet të dënojë retorikën sadiste, gjakatare të këtij zyrtari izraelit dhe të ndalojë menjëherë financimin dhe armatosjen e gjenocidit që qeveria izraelite po kryen në Gaza”, shkruan Al Jazeera transmeton Arbresh.info
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...