Një grua myslimane i ka dalur në mbrojtje një familje hebreje pas një sulmi racist nga një burrë i cili bënte thirrje antisemitike gjatë udhëtimit të tyre me tren. I gjithë incidenti u filmua nga qytetarët dhe u shpërnda në rrjete sociale.
https://twitter.com/DailySabah/status/1198674422594494466
Videoja e postuar të premten në Twitter tregon një burrë, me “kippa” që njihet si kapela tradicionale e hebrenjëve, duke qetësuar dy fëmijët e tij të cilët gjithashtu mbanin në kokë kapelat e tyre shkruan arbresh.info
Gjithashtu shihet edhe një burrë me një triko duke iu bërtitur atyre se ishin pjesë e “Sinagogës së Satanit.” Ai gjithashtu filloi të kërcënoj edhe udhëtarët e tjerë qe po tentonin ta qetësonin.
Sulmuesi vazhdonte të mallkonte familjen hebrenje kur ndërhynë gruaja myslimane e identifikuar si Asma Shuweikh, e cila mbante të veshur një shall në kokë.
“Ju lutem zotëri, ka fëmijë këtu”, tha ajo.
Sipas disa raporteve Britania ka një numër të madh të incidenteve anti semitike vetëm gjatë vitit 2019./arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës