Gruaja e aktivistit rus të opozitës Alexei Navalny është liruar nga paraburgimi.
Ajo mbahej në një stacion policor në Moskë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Media ruse Tas, raporton deklaratën e burimit zyrtar në policinë e Moskës, i cili konfirmoi se Julia Navalny u la e lirë pa dhënë një deklaratë zyrtare.

Ajo u arrestua për pjesëmarrje në një protestë që konsiderohej e paligjshme nga autoritetet.
Protesta u mbajt në sheshin Pushkin në Moskë, dhe për qëllim kishte ngritjen e zërit për shkak të arrestimit të Alexei Navalny.
Protesta ka përfunduar dhunëshëm, ndërsa disa persona janë arrestuar.
Alexei Navalny është arrestuar në aeroportin e Moskës, ditën që u kthye në Rusi nga Gjermania. /arbresh.info/
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...