Një grua që refuzoi të vënte maskë bëri që një aeroplan me 129 pasagjerë që ishte nisur nga Miami për në Londër, të kthehej prapa.
Kthimi ndodhi në brigjet e Karolinës së Veriut, pasi aeroplani kishte kaluar rreth 800 kilometra.
“Klientja, e përshkruar nga policia si një grua rreth të 40-tave, po refuzonte të përmbushte kërkesën federale të maskës”, tha American Airlines në një deklaratë.
“Pasi avioni arriti te porta, pasagjeri u largua nga avioni nga oficerët pa incidente. Pasagjeri u trajtua më pas në mënyrë administrative nga stafi i American Airlines”.
Vërja e maskës është e obligueshme në avion, ndërsa për shkak të këtij rregulli, shpesh ka ndodhur që stafi punonjës të sulmohet fizikisht nga udhëtarët, shkraun Guardian./klankosova/
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...