Sulmet izraelite kanë dëmtuar ndjeshëm kapacitetet e Iranit për pasurimin bërthamor, por jo në mënyrë të plotë, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të OKB-së, IAEA, Rafael Grossi.
Në një intervistë për CNN-in, Grossi tha se disa objekte bërthamore janë dëmtuar, ai në Natanz ka marrë goditjen më të rëndë. Objekti i pasurimit mbi tokë në Natanz është “plotësisht i shkatërruar”, ndërsa instalimet elektrike janë “nxjerrë jashtë funksionit”, duke shkaktuar defekte në centrifugat nëntokësore.
Rreth tre ose katër ndërtesa në kompleksin bërthamor të Isfahanit kanë pësuar dëmtime “të konsiderueshme”, por objektet nëntokësore duket se nuk janë prekur.
Ndërkohë, objekti i pasurimit në Fordow nuk duket se ka dëmtime të mëdha, përveç disa “dëmtimeve në perimetër”, shtoi Grossi.
I pyetur se sa kohë do t’i duhej Iranit teorikisht për të zhvilluar një armë bërthamore, Grossi tha se nuk është çështje ditësh, por as vite të tëra./rtk
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim