Njerëzit në Rusinë veriore janë shqetësuar për shkak të disa gropave që janë krijuar. Krateret gjigande, që mes ekspertëve quhen si “vrima të zeza” janë shfaqur papritur në disa zona në Siberinë Perëndimore.
Në pamje të parë ato duken mahnitëse, por shpesh herë kanë krijuar frikë mes njerëzve madje edhe shkencëtarëve.
Një prej kratereve u hap vitin e kaluar, ndërkohë që një numër i madh deshën dekada që të formoheshin. Sipas kërkuesve disa prej gropave janë reth 30 metra të thella, ndërkohë që disa prej tyre janë bërë liqene.
Sipas një antropologu, në këtë zonë ka pasur tundra dhe asnjë liqen. Ato janë krijuar sipas tij me kalimin e kohës edhe për shkak të disa fenomeneve në tokë.
Megjithatë, banorët vendas e kanë konsideruar një prej këtyre gropave gjigande si një vend të shenjtë./express/
Moti sot në Shqipëri
Trump: Sot nis “Operacioni Liria” në Ngushticën e Hormuzit
Liderët evropianë mblidhen në Armeni, dikur aleate e ngushtë...
Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së...
Moti sot diell, temperatura deri në 22°C
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...