Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, është shprehur hapur se e përkrah kandidatin demokrat për President në zgjedhjet amerikane, Joe Biden dhe u ka bërë thirrje të gjithë votuesve në SHBA që të bëjnë të njejtën gjë.
Thungerg, përmes një postimi në mediat sociale shkroi se ajo nuk është e përfshirë në politikën e partisë, por se ‘zgjedhjet amerikane janë më shumë se aq’, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info
Aktivistja tha se nga perspektiva e mbrojtjes së mjedisit, kjo është shumë larg nga sa duhet dhe se ajo e di se shumë do të mbështesin kandidatin tjetër, por që ajo bën thirrje për të votuar Biden.
Me këtë lëvizje, Tunberg mund të inkurajojë pjesëmarrjen në zgjedhje midis votuesve më të rinj, të cilët zakonisht votojnë në numër më të vogël se amerikanët e vjetër.
Presidenti amerikan Donald Trump përqeshi aktivisten suedeze, pasi revista Time e zgjodhi si “Personin e Vitit” në vitin 2019.
Gjithashtu, Trump me sarkazëm komentoi fjalimin e saj në samitin e KB për ndryshimin e klimës, i cili u mbajt vitin e kaluar.
Thunberg dhe lëvizja e saj “E Premte për të Ardhmen” u nominuan për çmimin Nobel të Paqes të këtij viti./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...