Masat e reja për pandeminë, të cilat i përmendi dje kryeministri Kyriakos Mitsotakis në mesazhin e tij televiziv, u konfirmuan sot nga ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris.
Në konferencën për shtyp, së bashku me Plevris, ishin kryetari i Autoritetit Kombëtar të Transparencës, Angelos Binis dhe Sekretari i Përgjithshëm i Tregtisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Sotiris Anagnostopoulos, ata theksuan se masat nuk synojnë kufizimin e aktivitetit të atyre që janë vaksinuar, por atyre që kanë zgjedhur të mos vaksinohen.
“Shoqëria nuk do të mbyllet, po marrim të gjitha masat,” tha ministri i Shëndetësisë. “Mbi 85% e atyre që shtrohen në reanimacion ose humbasin jetën janë të pavaksinuar,” shtoi ai.
Vendet e punës do të ndjekin një orar të ri që do të fillojë nga ora 07:00 deri në orën 09:30, ndërsa në shitje me pakicë do të ketë ndryshim orari.
Në ambientet e brendshme të (lokaleve, restorante të brendshme, teatro, kinema, muze, ekspozita, konferenca, palestra) do të lejohen të futen vetëm të vaksinuarit.
Që nga 13 dhjetori, kushdo mbi 60 vjeç duhet të ketë marrë dozën e tretë për t’u konsideruar i vaksinuar plotësisht. Konkretisht, doza përforcuese do të bëhet në 6 muaj, ndërsa do të kenë një diferencë deri në 7 muaj, pasi më pas do të skadojë certifikata e vaksinimit. /abcnews.al
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen