Refugjatët vazhdojnë pritjet e tyre në ditën e 12-të në kufirin e Greqisë për të shkuar në Evropë
Njësitet kufitare greke ndërtojnë “pengesa” në vijën kufitare për të parandaluar refugjatët që duan të kalojnë në Evropë.
Refugjatët vazhdojnë pritjet e tyre në ditën e 12-të në kufirin e Greqisë për të shkuar në Evropë. Njësitet kufitare greke për të penguar kalimet ndërhyjnë kundër refugjatëve duke përdorur herë-herë gaz me piper, ujë me presion si dhe në disa raste plumba të vërtetë dhe plumba gome të cilët shkaktojnë plagosje dhe vdekje.
Greqia vazhdon të ndërtojë pengesa ose llogore pas thasëve me rërë që janë të vendosur pas telave të larta kufitare. Po ashtu Greqia përpiqet të pengojë kalimet kufitare edhe me ushtarët që ka vendosur në kufi.
Më tej thuhet se ushtarët grekë kanë filluar të vendosin tela me gjemba në disa pjesë në bregun e lumit Maritsa në të cilin ndodhin kalimet./AA
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...