Greqia do të fillojë sërish lehtësimin e kufizimeve kundër COVID-19 nga e hëna, duke lejuar praninë e klientëve në dyqanet në rajonet me norma të ulëta infektimi.
“Ne kemi sigurinë për të lehtësuar kufizimet”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një debati parlamentar sot, duke shtuar se virologët kishin dhënë dritën jeshile.
“Ka ardhur koha të ndërmarrim gradualisht rrezikun e hapjes së ekonomisë, për sa kohë që virologët janë dakord”, shtoi ai.
Gjithashtu, kishat do të lejohen të rihapen nga 25 janari.
E krahasuar me vendet e tjera të BE-së, Greqia ka qenë në gjendje ta mbajë nën kontroll shkallën e infektimeve, kryesisht duke futur masa të ashpra./ATSh/
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve pë...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...