
epa06119621 Arrested soldiers who participated in the 2016 attempted coup d'etat in Turkey, are accompany by Turkish soldiers as they arrive at the court inside of the Sincan Prison before trial in Ankara, Turkey, 01 August 2017. Three-hundred-thirty soldiers who allegedly plotted the failed 15 July 2016 coup d'etat in Turkey went on trial on 01 August 2017. EPA/TUMAY BERKIN
Gjykata e Apelit në Greqi ka refuzuar kërkesën e Turqisë për transferimin e tetë ushtarëve turq në Ankara, për të cilët konsideron se kanë luajtur rol kyç në tentimet e dështuara për puç kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan më 2016, transmeton Rueters.
Kjo është hera e tretë që gjykatat greke kanë refuzuar kërkesa të tilla, duke tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjykata greke ka thënë se shqetësohet që tetë personat nuk do të përballeshin me gjyq të drejtë në Turqi.
Grupi ka ikur drejt Greqisë me helikopter më 16 korrik 2016, pas tentimeve të dështuara për grushtshtet.
Turqia beson se ata janë disa nga organizatorët e puçit.
Përmes një vendimi anonim, Gjykata ka kundërshtuar kërkesën e Turqisë për ekstradim, e cila i është nisur Greqisë bazuar në tetë akuza me të cilat përballen ushtarët në shtetin e tyre.
Në këto akuza përfshihet pjesëmarrja në tentimet për puç, tentim vrasja, pjesëmarrja në një grup të armatosur terrorist dhe vjedhja e materialit ushtarak.
“Për secilin rast ka shqetësime për gjykim të padrejtë dhe rrezik të përballjes me torturë apo sjellje poshtruese”, ka thënë një zyrtar i gjykatës, teksa e ka lexuar vendimin.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...