Google ADS

Greqia dhe kreditorët sot në diskutime teknike

09:42 | 11 Mars 2015
Arbresh.info

Ekspertë financiarë nga Greqia dhe përfaqësues të kreditorëve ndërkombëtarë (Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar) do të takohen në Bruksel sot për të diskutuar reformat ekonomike në Greqi.

Mbajtja e negociatave teknike u caktua në Bruksel të hënën në një takim të ministrave të financave të eurozonës me zyrtarët grekë, të cilët vlerësuan se takimi kishte pasur një rezultat pozitiv, raporton Reuters.

Presidenti i Eurogrupit Jeroen Dajselblum, i cili është kryetar i takimit, sugjeroi që selia e bisedimeve teknike të jetë në Bruksel, por që ekspertët financiarë grek do të punojnë në mënyrë paralele me ekipe nga tre institucione në Athinë  , siç kërkohet.

Agjenci greke ANA, megjithatë, njoftoi dje, duke cituar nga burime të qeverisë greke, që asnjë nga institucionet (BE, BQE dhe FMN) sot nuk vjen në kryeqytetin grek.

Qeveria e re në Athinë ka afat deri në prill për të paraqitur propozime për reforma, kreditorëve të tyre në mënyrë që të marrin “dritën jeshile” për planin e tyre katër-vjeçar për rimëkëmbjen ekonomike.

Megjithatë, për të arritur këtë marrëveshje, Athina zyrtare mbetet pa qasje në fondet e mbetura në paketën e ndihmës së BE-së dhe FMN-së në vlerë prej 240 miliardë euro.

Greqia këtë muaj duhet të gjej rreth gjashtë miliardë euro për të shlyer këstet e borxhit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale