Mijëra migrantë në kampet e mbipopulluara në ishullin Lesbos të Greqisë duhet të kthehen në Turqi, thotë qeveria greke një ditë pas zjarrit vdekjeprurës në kampin Moria.
Deri në fund të vitit 2020, Athina dëshiron që 10 mijë migrantë të kthehen në Turqi, në një kërkesë për të lehtësuar presionin në kampet e stërmbushura, thuhet në deklaratën e qeverisë, transmeton portali arbresh.info.
Masa sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në politikë, pasi Kryeministri konservator Kyriakos Mitsotakis miraton një qasje më të ashpër ndaj situatës së migrantëve në vend.
Në një deklaratë qeveria e Athinës deklaroi se 10,000 do të ishin një rritje nga “1.805 e kthyer në 4.5 vjet nën qeverinë e mëparshme (të majtë) të Sirizës”.
Mitsotakis njoftoi masa të mëtejshme duke përfshirë më shumë patrulla detare në Egje, mbylljen e qendrave për migrantët që iu refuzua azili, dhe njoftoi planet për të rregulluar sistemin e azilit, përfshirë ndërtimin e kampeve për ata që konsiderohen “të paligjshëm” ose të cilëve u është refuzuar azili.
Takimi u mblodh pasi një zjarr shpërtheu në kampin Moria të dielën në të cilën një grua vdiq dhe 17 u plagosën. Moria është kampi më i madh i migrantëve në Evropë, i cili ka lehtësira për 3,000 njerëz, por strehon rreth 13,000./arbresh.info/
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...