Greqia dhe kreditorët ndërkombëtarë kanë rënë dakord për politikat shtrënguese të cilat do t’i hapin rrugën lëvrimit të këstit të tretë të kredisë.
Takimet dhe bisedimet vazhdonin prej një jave në Athinë, pjesë e të cilave ishin përfaqësues të vendeve të BE-së, FMN-së dhe Greqisë. Si rezultat i bisedimeve thuhet se është rënë dakord në parim.
Përmes një deklarate për mediat, ministri grek i Financave, Efklidis Çakalotos, ka thënë: “Bisedimet përfunduan. Marrëveshja teknike paraprake është arritur. Në këtë mënyrë është hapur dhe rruga për lehtësimin e borxheve”, raporton aa.
Sipas marrëveshjes Greqia do të aplikojë më tepër politika shtrënguese. Pas firmosjes së memorandumit, në vitin 2020 do të ketë rregullim të tatimeve mbi të ardhurat. Ndërkohë përmes këtyre rregullimeve parashikohet që të kursehet një shumë prej 3.6 miliardë euro. Ndërsa në mesin e pikave të rëna dakord thuhet se janë, privatizimi i sektorit të energjisë dhe reforma në tregun e punësimit.
Në rast se marrëveshja finalizohet, Qeveria e Greqisë planifikon të çojë në parlament gjatë muajit maj, një sërë ligjesh të cilat do të jenë përgatitore në lidhje me reformat e reja. Nga ana tjetër pritet që në takimin e Eurogrupit më 22 maj në Bruksel, të miratohet dhe kësti i ri i kredisë.
Ndërkohë ende nuk ka një marrëveshje mes palëve për borxhin publik të Greqisë i cili kap shifrat e 315 miliardë eurove.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin