Një helikopter privat, ku përveç pilotit, ka pasur edhe dy persona, nga shkaqe deri tani të panjohura, u rrëzua pasdite në afërsi të ishullit grek Poros, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Zëdhënësi i shërbimit bregdetar grek, Nikos Lagadinos, duke folur për televizionin shtetëror ERT, tha se sipas informatave të para, në helikopter ka pasur tre persona, piloti, i cili është grek dhe dy udhëtarë, shtetas të huaj. Helikopteri është nisur nga vendi Galatas përballë ishullit Poros, ndërsa destinacioni i fundit ka qenë aeroporti athinas “Elefterios Venizelos”.
Lagadianos tha se në aksionin e shërbimit bregdetare grek në vendin ku u rrëzua helikopteri, janë gjetur mbetje, por jo edhe kabina.
Sipas informatave të para jozyrtare, helikopteri me siguri është përplasur në një largpërçues dhe u rrëzua në pjesën detare të ishullit Poros, që gjendet 58 kilometra në jug të portit athinas Pireas. Pas rrëzimit të helikopterit, në ishull në ndërprerje është furnizimi me energji elektrike.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje