Policia në Greqinë veriore ka deklaruar se një emigrant afgan ka vdekur nga hipotermia pasi ka kaluar një lumë në kufi me Turqinë.
Viktima besohet të jetë 20 vjeçar është gjetur në një fushë të martën herët në afërsi të qytetit kufitar grek Didimoteicho pasi policia është alarmuar nga një burrë afgan i cili tha se kishte udhëtuar me të nëpër lumin Evros, transmeton arbresh.info.
Temperaturat gjatë natës kanë shkuar në -14 gradë celsius.
Autoritetet greke po luftojnë me emigrantët që përpiqen të kalojnë përmes lumenjëve për t’iu shmangur arrestimeve në ishujt grekë. Marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë për dëbimin e emigrantëve që hyjnë në vend vazhdon të mbetet në fuqi./Arbresh.info
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca