Ministria e Arsimit në Greqi ka bërë të ditur se një deputete nga partia e ekstremit të djathtë Agimi i Artë dhe një grup tjetër mbështetës kanë hyrë në një shkollë fillore dhe kanë kundërshtuar fillimin e mësimit për fëmijët refugjatë.
Ministria tha se anëtarët e grupit kanë vepruar me ‘sjellje abusive dhe kërcënuese’ ndaj personelit të shkollës në fushën Perama, në perëndim të Athinës, transmeton arbresh.info.
Agimi i Artë u themelua si grup neo-nazist në fillim të viteve 1980 dhe aktualisht është partia e tretë më e madhe në Kuvendin e Greqisë.
Kjo parti ka bërë fushatë kundër programit të qeverisë për të siguruar shkollimin e refugjatëve që jetojnë nëpër kampet e Greqisë.
Sipas një deklarate të partisë, deputeti ishte ftuar nga prindërit të cilët janë kundër klasave me fëmijë të refugjatëve./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...