Grenell thotë se s`kanë nevojë për Zërin e Amerikës dhe Evropën e Lirë

Richard Grenell, US ambassador to Germany, gives a speech as he attends a congress of the Junge Union (JU), the youth wing of Germany's conservative CDU/CSU union, on October 5, 2018 in Kiel, northern Germany. (Photo by Daniel Bockwoldt / dpa / AFP) / Germany OUT (Photo credit should read DANIEL BOCKWOLDT/AFP/Getty Images)

17:54 | 9 Shkurt 2025
E.G

Emisari për misione të posaçme i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, janë media shtetërore dhe se ato janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.

Grenell, në një postim në platformën X, tha se ka punuar në ato media dhe se nuk ka nevojë për media të tilla, të paguar nga qeveria.

“Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë. Ato janë media shtetërore. Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria”, ka shkruar Grenell në X./Arbresh.info/