Mes armëve të zjarrit festive dhe brohoritjeve nga besnikët e Assadit, milicitë e huaja nën komandën iraniane dhe trupave besnike të regjimit ka arritur të marrin nën kontrollë rreth 98% të zonave të mbajtura nga rebelët në Aleppon lindore.
Shpresa e fundit për rebelët është tërheqja ose përforcimi nga homologët e tyrë në periferinë jugore dhe perëndimore, transmeton arbresh.info.
Një anëtar i grupit në Aleppo, tha për al-Arabiya TV se burrat, gratë dhe fëmijët janë duke kërkuar ndihmë. Ai e ka përshkruar situatën si të pashpresë, pasi pothujase në pjesën më të madhe të qytetit nuk ka ambulance, objekte mjeksore dhe vende për furnizimin me karburant.
Abdullah Othman, kreu i Këshillit Konsultativ në Frontin Levant, një nga grupet më të mëdha rebele në Aleppo, ka deklaruar se opozita ka ende nën kontroll gjashtë lagje, duke përfshirë Salaheddine. Othman, duke folur nga qyteti kufitar i Azazit, ka thënë për The Daily Beast se natën e kaluar ata kanë qenë në gjendje të përforcojnë linjat e veta.
“Civilët janë në gjendje të mjerë, pasi po vazhdojnë të mbijetojnë nën gërmadha,” ka thënë ai, transmeton arbresh.info. “Ata nuk arrijnë të mbrohen nga sulmet ajore. Britmat e grave dhe fëmijëve mund të dëgjohen edhe nën rrënoja,” tha Othman.
“Për fat të keq ne nuk mund të bëjmë asgjë për t’i larguar ata nga zonat e bllokuara. Çdo njeri është në panic”, shtoi ai.
Dje disa banorë të cilët kanë tentuar të largohen bombardimet janë zënë në pritë dhe janë vrarë nga forcat e regjimit, ka theksuar Othman.
“79 persona janë ekzekutuar gjatë tentimit për largim nga vendet e bombarduara. Të gjithë janë duke u përballur me një fat të panjohur”, ka shtuar ai.
Othman ka theksuar se në mëngjesin e sotëm 20 gra kanë kryer vetëvrasje në mënyrë që të mos përdhunohen.
Aktivistët dhe disa qytetarë të bllokuar në Aleppo gjatë ditës së sotme kanë përdorur rrjetet sociale për të dëshmuar tmerrin që janë duke përjetuar në Aleppo./Arbresh.info
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...
Papunësia në SHBA u rrit në nëntor në nivelin më të lartë ka...