
Slovenia's Prime Minister Robert Golob walking up to the microphone to deliver remarks during his arriving at the NATO summit in Washington, Thursday, July 11, 2024. (AP Photo/Mark Schiefelbein)
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, në fund të samitit të NATO-s në Uashington, të enjten tha se vendi i tij do ta dyfishojë prezencën e tij në KFOR.
Ai sqaroi se prezenca e Aleancës në Ballkanin Perëndimor po shtohet me iniciativë të presidentit Joe Biden, “i cili e njeh rajonin mirë”.
“Çdo shtet anëtar i Aleancës është i rëndësishëm kur kontribuon në më të mirën e saj. Sllovenia sigurisht ka vendin e saj si një anëtar shumë i rëndësishëm i NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, tha Golob, duke shtuar se Sllovenia po dërgon trupa shtesë për të parandaluar konflikte të reja në rajonin tradicionalisht të turbullt, raporton portali slloven i lajmeve “siol”, transmeton Klankosova.tv.
Në KFOR aktualisht shërbejnë rreth 110 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Sllovene.
Sipas Golob, samiti tre-ditor i NATO-s në Uashington ishte më i suksesshëm se sa pritej. Sipas tij, Ukraina në veçanti mund të jetë e kënaqur. “Ka pasur një materializim të marrëdhënieve afatgjata midis aleancës dhe Ukrainës, e cila do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë më shpejt. Unë jam i sigurt për këtë”, tha ai.
Angazhimet për të vazhduar për të ndihmuar Ukrainën janë gjithashtu sinjali më i mirë për Rusinë se ajo duhet të llogarisë në mbështetjen afatgjatë të Perëndimit për Ukrainën, tha Golob. “Është koha që Rusia të kuptojë nevojën për të filluar bisedimet e paqes”, tha kryeministri slloven, Robert Golob.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...