Policia franceze të premten në mbrëmje ndaloi një burrë të dyshuar për sulmin me thikë ndaj tri grave në tre stacione metroje në qendër të Parisit, tha zyra e prokurorit të qytetit në një deklaratë.
Gratë u goditën me thikë në Republique, Arts et Metiers dhe Opera. Plagët e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën, tha deklarata e prokurorit, raporton Reuters.
Burri, në të 20-at e tij, u identifikua falë kamerave CCTV, tha zyra e prokurorit. Më tej u than ë deklaratë se ai ishte i njohur më parë për policinë për kundërvajtje, duke përfshirë dëmtimin e pronës.
Nuk u dhanë detaje mbi motivet e sulmuesit.
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshih...
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet